Reperi shqiptar, Gashi

Zotohet reperi i njohur shqiptar: Nëse Serbia mposht Zvicrën nuk bëj më koncert në këtë shtet

2 Dhjetor 2022, 20:15| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 20:21

  • Share

Reperi shqiptar i njohur si Gashi, tepër i suksesshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zotuar se nëse skuadra kombëtare e Zvicrës humbet sonte ndaj Serbisë, atëherë nuk do të mbante më koncerte në këtë shtet.

Ai tha se koncerti që do të mbajë të shtunën do ishte i fundit, nëse Zvicra mposhtet nga Serbia.

“Nëse Zvicra humb ndeshjen sot…jo vetëm që do të qaj por të shtunën do të jetë koncerti im i fundit në Zvicër përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Reperi më pas është shprehur në një story në instagram se kishte marrë shumë komente ku urohej humbja e Zvricës që ai të mos shkonte më atje për të performuar. Ai tha se duhej që shqiptarët të hiqnin dorë nga xhelozia për njëri tjetrin.

Duke dhënë shifra ai ka shkruar se në SHBA paguhet shumë më tepër se sa në Zvicër por zgjidhte të mbante koncerte aty për shkak të numri të lartë të bashkëkombësve të tij.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?