Një person në fshati Ulgar të Zubin Potokut në veri të Kosovës kishte kthyer banesën në një qendër për prodhimin e kriptovalutave (Bitcoin).
Si rrjedhojë në lagjen e fshatit herë pas here familjet kishin probleme me energjinë elektrike dhe qytetarëve u dëmtoheshin pajisjet elektrike shtëpiake, shkaktohej zhurmë.
Për këtë banorët kërkuan ndihmën e policisë e cila nisi me identifikimin e shtëpisë së personit të dyshuar ku anë gjetur njëmbëdhjetë (11) pajisje për prodhimin e kriptovaluatave (Bitcoin).
Pajisjet u konfiskuan ndërsa i dyshuari nuk u gjet në banesë pasi “herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë ku kishte vendosur pajisjet e prodhimit të kriptovalutave informoi sot policia e Kosovës.