Mark Zuckerberg

Bota

Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë

11 Janar, 15:04| Përditesimi: 11 Janar, 15:07

  • Share

Presidenti i SHBA Joe Biden ka kërkuar që kompania Meta hiqte postimet për Covid-19 në Facebook dhe Instagram është deklarata e CEO-s Mark Zuckerberg.

Ai ishte i ftuar në podkastin e Joe Rogan për vendimin e fundit të heqjes së kontrollit të fakteve në platformat gjigande të rrjeteve sociale që menaxhon.

Sipas tij teksa Covid-19 kishte pushtuar botën, administrata Biden telefononte punonjësit e tij dhe i’u “bërtiste dhe i mallkonte” për të hequr postimet me përmbajtjen e Covid dhe kundër vaksinave.

Sipas tij kundërshtimi i këtyre kërkesave të administratës Biden, bëri që shteti amerikan të marrë hak kundër kompanisë së tij. Zuckerberg thotë se pati një konferencë për shtyp nga administrata Biden ku u tha se rrjeti social po vriste njerëz.

Në 11 janar 2020 u regjistrua vdekja e parë në botë nga koronavirusi në Kinë, I panjohur deri atëherë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?