Luftën me zaptimin e hapësirave publike, apo ndërtimet pa leje, qeveria ka nisur ta bëjë edhe duke përdorur teknologjinë inovative. Kryeministri Edi Rama, prezantoi atë që e quajti Kryeinspektoriati Digjital i Territorit.
Bëhet fjalë për një sistem dixhital i cili ka të reflektuar në të, të gjithë territorin në Shqipëri, dhe mund të aksesojë duke u afruar në hartë në çdo objekt.
Kreu i qeverisë ilustroi një fragment të informacionit që Kryeinspektoriat digjital po mbledh nëpër Shqipëri. Është një pamje nga lartë e rivierës shqiptare, në zonën e Palasës.
Ky është hapi i parë i një reforme të re ligjore që kryeministri paralajmëroi për kontrollin dhe zhvillimin e territorit. Kontrolli i këtij kryeinspektoriati dixhital, pritet të shtrihet edhe në fusha të tjera, përtej ndërtimeve pa leje. Me të dhënat që do të grumbullohen në këtë sistem, do të mund të kontrollohem edhe taksat vendore, dhe masakrat mjedisore.
“Ju prezantoj me një tjetër inovacion të qeverisjes: Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit. Videoja është një fragment i shkurtër i informacionit që ky Kryeinspektoriat po mbledh nëpër Shqipëri, për të filluar punën për zbatimin e masave të reja ligjore të kontrollit të territorit.
Ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë, si edhe duke i bërë zullumet e llojllojshme shumë më të vështira”, shkruan Rama.
Ky inovacion në qeverisje, siç thekson shefi i mazhorancës, jo vetëm lehtëson punën e strukturave përkatëse, por heq çdo mundësi për tolerime nga vetë inspektoriatet apo policitë bashkiake, për zaptime dhe leje me shkelje ligjore, në kurriz të komunitetit.
Ky Kryeinspektoriat, “i bën zullumet e llojllojshme shumë më të vështira”, theksoi kryeministri Rama. Paralelisht, qeveria ka nisur paralelisht disa reforma, atë për ujin e pijshëm, përpunimin e mbetjeve shërbimit spitalor, barnave e naftës.
Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi 6 reforma të reja ligjore që do të shtrihen nga kontrolli i territorit, shërbimi spitalor, barnat, nafta dhe uji dhe trajtimi e përpunimi i mbetjeve. Të gjitha këto reforma, tha kryeministri, do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit të katërt për Shqipërinë në BE.
Komente

me ligjin e ri per tarifat dhe taksen e baneses do i shperngulesh historikisht shqiptaret o i mjer
PërgjigjuShijojeni sa ta keni kete vit , se vitin tjeter do ta marre Gogoli. As ne 3nderr skeni me I pa ma plazhet.
PërgjigjuShteti vendos ligje, populli kërkon shtigje tha njëri në kohën e diktatorit, kur e pyetën për një ligj të ri e të rreptë. Dhe të parët që ia trgojnë popullit shtigjet janë ata që i miratojnë ligjet dhe ata që mbikëqyrin zbatimin e tij...
PërgjigjuSka nevoje as per satelit as për budalliqe qe thua se duken me sybte lire o zotni km
PërgjigjuPalasen edhe nje qe nuk merr vesh, me sy te lire dhe pa teknologji fare e shikon qe eshte masaker mjedirose etj etj
PërgjigjuMe kujton portalin stoprrenimit, qe u bene pallatet me shtesa 2 kate dhe nuk bene gje pamvarsisht ankesave
Përgjigju