Loredana dhe Zuna

Zuna më në fund komenton marrëdhënien me Loredanën duke sqaruar gjithçka

6 Mars 2020, 15:52| Përditesimi: 6 Mars 2020, 15:55

  • Share

Prej disa kohësh Loredana dhe Zuna janë komentuar për një lidhje dashurie, që pas ndarjes së saj nga Mozzik.

Dyshja janë parë shumë herë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe videoja ku reperja shfaqet e mbështetur në prehrin e Zunës bëri xhiron e rrjetit.

Por pas postimit të reperit, mësohet se mes tyre ka vetëm miqësi.

Zuna shprehet se Loredana dhe ai janë ende beqarë.

“Ufff nuk kam postuar për një kohë të gjatë. Unë dhe Loredana jemi argëtuar shumë së fundmi. Punuam për këngë të reja dhe kaluam shumë kohë bashkë. Ajo është një nga artistet më të njohura në Gjermani dhe unë punoj me më të mirët. Tani jemi duke punuar së bashku në biznes dhe e kuptojmë njëri-tjetrin.

Nuk e di nëse diçka do të ndodhë në të ardhmen, por ne aktualisht jemi thjesht miq.

Ajo është një nënë beqare tani, kështu që kini pak respekt.

Unë gjithashtu nuk kam asnjë problem me Mozzik, ta sqaroj këtë. Askush nga ne nuk duhet të ndërhyjë në punët e tyre. Në këtë në sens. Zuna është ende beqar, më shkruani në DM”, ka shkruar ai në profilin e Instagram-it bashkangjitur fotos me Loredanën.

Kujtojmë që këngëtarja po korr shumë sukses në Zvicër kohët e fundit me projektet muzikore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?