Foto ilustruese

Zunë parkimet publike me qëllim që t’ju merrnin pushuesve pagesat, një në pranga dhe një nën hetim në Durrës

24 Gusht 2023, 13:44| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 13:59

  • Share

Dy raste të shfrytëzimit të hapësirave të destinuara, si vendparkime pa pagesë, janë zbuluar në dy lagje të Durrësit, ku një 32-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim.

Dy raste të shfrytëzimit të hapësirave të destinuara, si vendparkime pa pagesë, janë zbuluar në dy lagje të Durrësit, ku një 32-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim.

Zaptimi i hapësirave publike, të destinuara për vendparkime të lira është kthyer në fenomen.Raste të shumta janë konstatuar përgjatë gjithë sezonit turistik, ku pushues vendas dhe të huaj janë detyruar të paguajnë për parking në disa zona që bashkitë i kanë lënë të lira për qytetarët.

Së fundmi në Durrës, janë konstatuar dy raste të kësaj paligjshmërie.

Konkretisht në lagjen nr. 1, në Durrës pas një kallëzimi nga një qytetar u arrestua 32-vjeçari me iniciale S.H, i cili përvetësonte para, për një hapësirë të destinuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë.

Po në lagjen nr. 4, u konstatua i njëjti rast.Për pasojë u vu nën hetim 54-vjeçar me iniciale N.P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/08/2023 01:34

    Ky problem zgjidhet shume lehte.Ngjyrosini zonat per parkim publik me ngjyra specifike ose me fjale /parkim publik/,ashtu sic ngjyrosni vizat e bardha ose sinjalistika te tjera.Keshtu u hiqet mundesia maskarenjve te tille te abuzojne me viktimat e pafajshem qe nuk e dine qe X,apo Y vend eshte parkim publik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?