KROACI - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë në Kroaci, Josip Dabro ka dhënë dorëheqjen pas një videoje të bërë virale në rrjetet sociale, ku ai duket duke shtënë 9 herë me një pistoletë HS-2000 nga dritarja e një makine, ku ishte pasagjer,
Nga pamjet, duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës. Para se të qëllojë me pistoletë ai bërtet: Vetëm për vëllanë tim Mario.
Pasi qëllon nga dritarja e makinës, fillon të këndojë dhe më pas vendos pistoletën brenda dhe thotë “Përshëndetje, vëlla Mario, natën e mirë”.
Pavarësisht dorëheqjes së tij nga funksionet qeveritare, autoritetet kroate kanë nisur hetimet për zëvendëskryeministrin Dabro.
Josip Dabro
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Bujqësisë i Kroacisë, Josip Dabro, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet duke qëlluar me pistoletë nga një makinë në lëvizje. Në video, Dabro ndodhet në sediljen e pasagjerit, ngarkon pistoletën dhe thotë: "Vetëm për vëllanë tim Mario", përpara se të qëllojë nëntë herë. Ngjarja duket se ka ndodhur pranë një zone të banuar, pasi në video shihen ndriçues rrugorë dhe shtëpi përreth.