Zv. Ministri i Brendshëm në Report Tv: Në 2023, rritje me 40% të krimeve kibernetike! Pjesa më e madhe e veprave penale nga keqpërdorimi i rrjeteve sociale

20 Shkurt, 14:20| Përditesimi: 20 Shkurt, 15:52

  • Share

Në vitin 2023 ka pasur një rritje më 40% të veprave penale të cilat regjistrohen nga policia e Shtetit në fushën e krimit kibernetik. Këto të dhëna i bëri me dije në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili tha nga 756 vepra penale, 70% e të cilave lidhen me keqpërdorimin e rrjeteve sociale.

‘Policia e Shtetit nuk mund të mbahet e shkëputur vetëm me sigurinë fizike, por edhe për sigurinë kibernetike. Ne nuk mund të rrinim në heshtje. Në vitin 2023 një rritje me 40% të veprave penale që regjistrohet nga policia e shtetit në fushën e krimit kibernetik, 756 vepra penale në 2023 dhe 70% lidhen me abuzimin dhe keq përdorimin e mediave sociale. Ne duhet të reagonim në mbrojtje të kategorisë vulnarabël që janë të rinjtë dhe nxënësit e shkollave. Jam i lumtur që ku alarm u dëgjua nga Tik-Tok.’- tha Lamallari.

Zëvendës ministri i Brendshëm dha edhe detaje nga takimi me përfaqësuesit e Tik-Tok dje në Tiranë. Lamallari tha se është kërkuar që të shtohert numri i moderuesve shqiptare që të filtrojë përmbajtjen në gjuhën shqipe. Sipas Lamallari është kërkuar që të shtohen fjalë kyçe që janë fyese dhe shantazhuese në gjuhën shqipe dh që përbëjnë shkak për hetim penal. Po ashtu Lamallari tha se është bërë një kërkesë në lidhje dhe me kontrollin e moshës.

‘Kanë qenë në Shqipëri drejtues të politikave të Tik-Tok. Siç ishte marrë zotimi drejtori është shprehur aty se kanë rënë dakord të shtojmë numrin e moderuesve të gjuhën shqipe dhe të shtohen fjalët kyçe që janë fyese shantazhuese, që përbëjnë shkak për një hetim penal. Për ta lehtësuar që komentet të tilla mos të shfaqej u mor si angazhim që të shtohej edhe gjuha shqipe për filtrimin automatik të disa termave që janë fyese e bullizuese. Kishte edhe element e të tjerë që lidheshin me kufizimin e moshës. S’ka sens që një 13 vjeçar të përdorë këtë rrjet sociale, ndryshe mund ta përdore një 13 vjeçar dhe ndryshe një tjetër. U shprehën tre kërkesa konkrete, që kompani të vërë në dispozicion persona kontakti për policinë e Shtetit.’- tha Lamallari.

Lamallari tha se përveç takimeve me përfaqësuesve të Tik-Tok do të ketë takime edhe me përfaqësues të platformës META, Facebook dhe Instagram. Zv.ministri tha se do të ndërmarrin një nismë ligjore, e cila do të përshtatet me legjislacionin e BE-së dhe ka një sërë detyrimesh për mbrojtjen e përdoruesve.

‘Është e nevojshme që pjesë e këtij diskutimi ligjor ndërhyrja me nisma ligjore konkrete duke marrë modelet më të fundit të BE-së. Akti përmban në sërë detyrimesh që janë në mbrojte të përdoruesve për të njohur se çfarë bëhet me të dhënat e tyre personale.’- tha Lamallari.

Po ashtu zv.ministri shtoi se i rëndësishëm është edhe bashkëpunimi me policinë e BE-së, që lidhet me referimet në internet. Lamallari bëri thirrje që të adresohen sa problematikat.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 20/02/2024 16:19

    algoritmet qe krijojne varesi ekzistojne edhe ne facebook dhe X si ne tik tok dhe eliminohen me filtra, jo nga togfjalesha haters qe eshte dhe nje tjeter lloj krimi penal po aq i urryer ne komunitet. Varesia shkaktohet nga frekuenca dhe sekuenca te dyja mund te monitorohen lehtesisht nga rrjetet sociale

    Përgjigju
    • Or tej: 20/02/2024 20:55

      Ishalla nuk te kap ndonjehere algoritmi se more fund or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?