Zëvendës ministri i shëndetësisë, Albert Nikolla deklaroi se qeveria do të ketë gati një plan rimëkëmbje gati për vitin 2021.
I ftuar në një intervistë për Report Tv, ai u shpreh se në dispozicion do të vendosen 5 mld euro të cilat do të vijnë përmes donatorëve, nga Komisioni Europian si dhe nga buxheti i shtetit.
Këto para do të përdoren për të ngritur struktura të ndihmës sociale si dhe për të sheshuar sadopak impaktin që ka krijuar koronavirusi.
"Në fillim të vitit 2021 do të kemi një plan të rimëkëmbjes. Qeveria ka insistuar se vendimet që merr Ministria janë të përputhura me gjykimin e komitetit teknik. Komisioni europian, donatorët dhe buxheti i shtetit. Do krijojmë ndërmarrje sociale. Të kemi regjistër elektronik. Ne kemi organizuar trajnime profesionale. Ne ju bëjmë thirrje personave që të mos ndërmarrin azil politik në vende europiane. Të gjithë personat që kthehen në Shqipëri të mos largohen. Qeveria socialiste shkon në mandatin e tretë me punë. Në vitin e fundit shohim katastrofat që kanë prekur vendin, tërmetin, koronavirusi si dhe protestat e opozitës që ndikojnë shumë dhe tek të huajt. Unë besoj që Topalli do të ketë një elektorat më të mirë. Personat e tjerë kanë dëshmuar që nuk e dinë shumë mirë njohje politike" - tha Nikolla.
Ndërkohë për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, Nikolla deklaroi se vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskave ishte një hap i mirë nga qeveria shqiptare.
Ai tha se kjo është një masë e nevojshme e cila do të na ndihmojë të evitojmë një mbyllje të dytë.
"Varfëria është një problem i të gjithë botës e jo vetëm Shqipërisë. Është diçka që shoqëron shoqërinë njerëzore. Nuk mendoj se është numri total i të varfërve por qasja e qeverisë ndaj tyre. Çfarë ka bërë qeveria për to. Një nga hapat që ka marrë qeveria, shërbimi social shtetëror pati një fushatë të jashtëzakonshëm për shpërndarjen e ndihmave gjatë periudhës së karantinës. Unë doja tu sqaroja që çështja COVID ka dy impakte. Sociale dhe shëndetësore. Impakti i VKM për mbajtjen e maskave do të ketë impakt për të shmangur izolimin. Nuk do të ketë një izolim të dytë. Nuk kemi një rritje drastike, galopante për numrin e viktimave. Është një këshill teknik që ndjek situtën epidemiologjike. Kemi bërë një trajnim që kishte të bënte me COVID. Kemi një përvojë të mirë. Në rast se do të përballemi me një situatë të rënduar do jemi të përgatitur" - tha Nikolla.