Zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar në studion e emisionit 'Repolitix' në Report Tv rrëfeu se cfarë diskutoi në takimin me Presidentin Ilir Meta mbrëmjen e sotme. Organizimi te Infektivi dhe respiratorët ishin dy nga shqetësimet e kreut të shtetit, por në fund, Rakacolli tha se e qetësuan.
"Presidenti kërkoi një informim nga ministria e Shëndetësisë si ishte situata në Shqipëri, për disa gjëra që i kishte të paqarta për numrin e respiratorëve, organizimin e Infektivit dhe shqetësimit nëse ishin të mjaftueshme nëse do të kishim epidemi të madhe. Takimi ishte normal, në fund Presidenti u shpreh 'unë tani jam më i qetë'. Ishte një informacion që kërkoi Presidenti, është normale që të jetë i shqetësuar. Kjo ishte ajo që u diskutua në këtë takim.
Respiratorët i kemi, i shpjeguam, po ashtu organizimin te Infektivi, por edhe planin që kemi bërë si komitet ekspertësh për ta përballuar dhe që ndryshon në dinamikë, pasi kjo ka shumë të panjohura. Kemi ngritur problemin që mund të na duhen më shumë respiratorë, qeveria dha fondin për të blerë. Kemi menduar edhe vendet ku do të vendosen respiratorët dhe linjat" tha Rakacolli.
Lajmi kryesor:
Rakacolli zbulon bisedën me Presidentin: E qetësuam! Shefja e Epidemiologjisë: Maskat e skaduara nuk përdoren për koronavirusin
//ReportTv.al