Pas avokatëve edhe qytetarët të cilët janë palë në procese gjyqësore dhe bëhen shkak për shtyrjet e tyre në mënyrë të paarsyetuar do të gjobiten. Këshilli i Lartë Gjyqësorë ka miratuar tarifat e reja të cilat do të aplikohen përgjatë vitit 2021, duke përcaktuar penalitetet për zvarritje të gjykimit.
Për vonesa të shkaktuara në gjykimet në shkallët e para penaliteti është 5000 lekë, duke u dyfishuar për vonesa në apel deri në 10.000 lekë. 15.000 lekë është penaliteti për vonesat e shkaktuara në gjykatën e lartë duke zvarritur seancat.
Për divorcet dhe kërkesë paditë sipas kodit të familjes Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar përgjysmimin e tarifës e cila ishte 3000 lekë dhe bëhet 1500 lekë. Për qytetarët që kërkojnë një kopje vendimi tarifa e parashikuar është 600 lekë, kjo pagesë duhet bërë para marrjes së vendimit.
(Kliko ketu per te lexuar tarifat gjyqësore)