Politikë

Zvarritja e ‘Partizanit’, Ngjela: Do kalojë në proces, ndryshe dështon Gjykata! LaCivita po paguhet sa ‘frengu pulën’! A e shpëton dot një amerikan normal Berishën nga ‘non grata’ në SHBA?

14 Prill, 18:57| Përditesimi: 14 Prill, 19:14

  • Share

 

Avokati Spartak Ngjela tha sot për ‘Studio Live’ se taktikës së zvarritjes së seancës paraprake të aferës në dosjen ‘Partizani’, ku i pandehur është Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, po u vjen fundi dhe do kalojë në proces.

Ish-deputeti bën përgjegjës avokatët e të akuzuarve si shkaktarë të kësaj zvarritjeje mbi 6-mujore të çështjes që nuk duhet të kishte marrë më shumë se një muaj kohë sipas procedurës penale.

“E kanë zvarritur avokatët, ata e kanë pas deri tani në dorë, kjo është e fundit, ka ardhur në fund. Nëse ata e zvarrisin më, dështon Gjykata, i mbetet asaj. Por besoj është në fund, do zgjidhet. Kur është, nesër, mendoj se do shkojë drejt fundit”, u shpreh avokati mes të tjerash.

Ngjela u pyet nga moderatori Arbër Hitaj edhe për konsulentin e fushatës së PD-së, Chris LaCivita, nëse e ka forcën që t’ia heqë ‘non gratën’ Berishës dhe ta ndihmojë që të fitojë zgjedhjet.

“LaCivita nuk ka ardhur për lobim, por për PD-në, për zgjedhjet, e ka marrë, e ka paguar si frengu pulën, por jo se do ta shpëtojë, nuk ia heq dot non gratën. E ka vendosur Amerika. Kini parasysh këtë, a mund të vij një amerikan i nivelit normal të shpëtojë një ‘non grata’ në Amerikë? Ju merreni me këtë mjekrrën, Amerika e di çdo të thotë non grata, edhe Berisha e di që çfarë do të thotë të jesh non grata. Pra ai është non grata në të gjithë Perëndimin”, nënvizon Ngjela.


Lajmi kryesor:

Ngjela për Report Tv: PS-PD s’i kanë votat kundër SPAK-ut, t’u zgjatet mandati! Berisha i dyshuar nga amerikanët, antishqiptar greko-serb! Me të ‘non grata’, PD s’vjen kurrë në pushtet


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?