Zvarritjet në reformën në drejtësi, ndërhyn Kuvendi, PS: Kontroll ngritjes së organeve të reja

13 Maj 2018, 09:37| Përditesimi: 13 Maj 2018, 11:26

  • Share

Kuvendi i Shqipërisë ngre një Komisionin për Monitorimin e reformës në drejtësi. Ngritja e institucioneve të reja dhe plotësimi i tyre me anëtarë po ecën shumë ngadalë duke shkaktuar situata të pa precedenta, si shkrirja e Gjykatës Kushtetuese, dhe deri më tani asnjë organ shtetëror nuk monitoron zbatimin e reformës në drejtësi.

Report TV ka siguruar një dokument ku dy deputetë socialistë, Ulsi Manja dhe Klotilda Ferhati kanë depozituar në Kuvend një projektvendim, për të ngritur Komisionin e Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë.

Vendimi pritet të miratohet me shpejtësi në parlament, dhe brenda 15 ditëve nga miratimi, Kuvendi do të mbledhë kandidaturat dhe mes tyre do të zgjedhë 5 juristë me eksperiencë mbi 15 vjet në fushën e së drejtës.

Komisioni i Monitorimit do të funksionojë pranë Kuvendit dhe do të paguhet prej tij, dhe të paktën një herë në muaj do të hartojë raporte për zbatimin e reformës në drejtësi.  

Komisioni i Pavarur do te evidentoje rastet kur institucionet përgjegjëse nuk zbatojnë ligjin brenda afatit dhe nuk kryejnë detyrat e tyre te përcaktuara, duke ia bëre me dije komisionit te përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore, ose drejtpërdrejt Kuvendit nëpërmjet raportimit me qellim qe te mund t'i propozohet Kuvendit marrja e masave përkatëse për moszbatimin e ligjit

Pjesë nga relacioni

PDF Kërkesa e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor (kliko që të hapet dokumenti) 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?