TIRANË- Zv.drejtori i Burgjeve, Femi Sufaj pranon për Report Tv takimin e të dënuarit përjetë, Laert Haxhiu me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti. Ndonëse në media ka qarkulluar lajmi se mund të jenë dy vajza të tjera të showbizit, që kanë zhvilluar takime me të dënuarit në burgun e Reçit, zv.drejtori i Burgjeve, mohon të ketë raste të tjera.
Në emisionin Frontline me gazetaren Marsela Karapanço, Sufaj thotë se vetëm gjatë muajit qershor në burgje janë bërë 100 takime intime, duke iu referuar vetëm takimeve të të burgosurve me bashkëshortet ose bashkëjetueset, takime të cilat lejohen me ligj.
Ndërkohë, sa i takon rastit të Haxhiut, Sufaj thotë se modelja në fjalë ka ardhur si e afërme dhe është futur në takim. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një takim të zgjatur, por është zhvilluar në dhomat e vizitave, duke theksuar se Drejtoria e Burgjeve ka marrë masa administrative pas këtij rasti.
“Në qershor janë bërë shumë takime ku 7 mijë e ca takime janë me familjarët, mbi 1 mijë me avokatët dhe 100 janë intime. Sipas ligjit këto takimet e intime janë takime duhet që të jenë bashkëshortët ose bashkëjetuesit e të dënuarit. U konstatua një shkelje e procedurave në burgun e Korçës, ku e cila vjen si e afërme dhe futet në takim. Dhe ne kemi marr qëndrimet tona administrative dhe nuk është konstatuar që të jetë një rast i dytë nuk është takim i zgjatur, por takim në dhomën e vizitave, gjithë kjo zhurmë nuk dihet pse po bëhet’, tha ai.
Ai tha se gjatë 1 viti janë sekuestruar 100 telefona, të cilët më pas ekzaminohen dhe i dërgohen prokurorisë. Sugaj thotë se 50% e sendeve të ndaluara futen në qeli nga familjarët.
‘Janë 100 telefona të sekuestruar në 1 vit në burgje. Telefonat ekzaminohen dhe kalojnë edhe në prokurorinë e posaçme, është detyrim që çdo send kontrabantë në burg referohet në prokurori dhe më pas është prokuroria ajo që vijon hetimet. Di që edhe punonjës policie që janë dënuar për futje kontrabandë në burg. Më para kishim sende të ndaluara nga posta, nga familjarë. 50 për qind e sendeve të ndaluara janë futur nga vizitat me familjarët. Ata kontrollohen, por mund të jenë nga pakujdesia e stafit, raste korrupsioni ose mund të hidhen edhe nga muret rrethuese’, tha ai.
I pyetur nëse ka mungesë stafit në burgje, ai e mohoi këtë. Sipas tij, Janë 4524 punonjës dhe nuk është reduktuar numri i stafit.
‘Jemi në një situatë shumë komode sa i përket strukturës organike. Disa institucione janë mbyllur dhe organika është ajo që ka qenë. Janë 4524 punonjës që kemi sot dhe nuk është reduktuar numri i stafit’, tha ai.
Lidhur me shoqërimin e Erion Veliajt sot, i cili u dërgua për ekzaminime në një klinikë private në Durrës, ai tha se nuk u shoqërua nga 5 efektivë, edhe pse në fakt burinet i thanë Report Tv se kanë qene rreth 30 efektivë të Forcave Speciale të Burgjeve.
‘S’kanë qenë 30 sepse nuk është se ka ndonjë rrezikshmëri të lartë, 30 veta s’ka bërë vaki kurrë. Me 8 ose 12 vet mund të shoqërohet një grup kriminal. Kanë qenë 4 ose 5 veta. S’kam dijeni që të ketë bërë një kërkesë para dy jave, sepse s’ka asnjë arsyeje jo vetëm për atë por për asnjë’, tha ai.
Komente

Fehmiu si nje nga profesionistet me te mire te sistemit penitenciar e di shume shume mire qe fajin e ka gjithe zinxhiri i koruptuar. Lerjani ne dore cdogje profesioniateve si Fehmiu dhe e shikojne pastaj keta se cfare eshte burgu. Nese policia e burgjeve qe varet nga Min. Drejtesise do zbatoje me korektese dhe rreptesisht ligjin qe i takon, nuk ka asnje shanc qe fenomene te tilla skandaloze te ndodhin
PërgjigjuVendosni sistem qe bllokon sinjalet e celulareve dhe keni per te pare pastaj do gjeni me 100 apo jo!
PërgjigjuPo i kan me kohe mor djale Por thjeshte fiken me orar ato paisjet e valeve