Martin Cani, autori i ngjarjes dhe vendi ku ndodhi vrasja

Kronikë

Vrasja e Martinit/ Zv.drejtori i Policisë rrëfen itinerarin që bëri autori: Ja kush ia bëri foton me dorën e plagosur në makinë! S'u përdorur thika e postuar në rrjete

29 Nëntor, 09:12| Përditesimi: 29 Nëntor, 10:03

  • Share

Zëvendësdrejtor i Krimit në Tiranë, Erion Ismaili rrëfeu itinerarin që bëri autori i dyshuar i vrasjes së Martin Canit, 14 vjeçari M.P

Ai tha se foton me dorën e plagosur në makinë ia bëri shoku i tij, i cili nuk ishte i përfshirë në ngjarje.

‘Ka shkuar me monopatinë tek qendra shëndetësore, më pas kanë marrë taksi, komunikon me babanë dhe ai i thotë të shkojë tek spitali ushtarak , foton e ka bërë në taksi, ia ka bërë një shoku i vet, nuk ka qenë i përfshirë në konflikt, e ka takuar në rreth rrotullimin tek Avni Rustemi.  Ka një foto që tregon grushtin dhe dorën’, tha Ismaili në Top Channel.

Zëvendësdrejtori i Krimit në Tiranë dha më shumë detaje në lidhje me sherrin mes viktimës dhe të miturit.

“Thika që është postuar është tjetër. Nuk është ajo. Nga ekzaminimi i thikës ka mbetje të gjakut, po bëhen ende ekzaminime dhe së shpejti do dalim në një përfundim. Ajo çfarë ne themi në komunikatën e policisë është e vërtetë. Procesi hetimor nuk ka mbaruar, vazhdon. Është spekuluar”, tha ai./ Top Channel.

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/11/2024 05:26

    Kam pershtypjen qe kjo ngjarje po ngjan cdo minute e me teper me ate te Pogradecit.Nje zenke kalamajsh edhe kur perfundon me vrasje nuk krahasohet me krimet e grupeve kriminale,pra nuk ka arsye per /sekret hetimor/,prandaj publikoni videon me xhiro te ngadalta, qe t'i jepet fund spekulimeve.

    Përgjigju
  • E verteta: 29/11/2024 15:32

    Nese publikohet video dhe del e kunderta e atyre qe thote ky polic i koruptuar, atehere i duhet vene flaka tiranes dhe shqiperise. Beni transparence o horra. Nuk mund te vihet shteti ne dispozicion dhe ne favor te vrasesve edhe kur punojne ne Spak. Prokuroria e familjes Felaj hesht.

    Përgjigju
  • Jola: 29/11/2024 14:25

    Publikoni videot. Askush nuk ju beson. Djaj...

    Përgjigju
  • Drejtesi per Martinin: 29/11/2024 13:11

    Polici kriminele!!! Publikoni videon o mafia qe bashkepunon me krimin!!! Ndyresira, mbrojtes se horrave dhe pjellave te tyre!!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 29/11/2024 11:36

    Ja e verrnena e Edit: - ."..E vrau pushteti".Edhe une kam te drejte te konkludoj per vrasjen:-e vrau edi komentuesi.Kjo eshte e vertete sipas meje,keshtu ma do qejfi i Salinjve

    Përgjigju
  • Edi: 29/11/2024 10:12

    Genjeshtare dhe manipulates! Publikoni videon....ke po mbroni, vrasesit e pushtetit?

    Përgjigju
    • Drejtesia: 01/12/2024 13:55

      Nje 14 vjecari ju mor jeta ne shkolle, policia jone vazhdon me justifikime, ja beri shoku e postoi … sa turp…a jane prinder keta vete, apo s ka rendesi fare jeta e nje te pafajshmi, pse nuk i publikojne videot, pse di merret deshmia autorit, turp per te gjithe shoqerine,

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?