Zvicër- Policia zvicerane ka goditur një rrjet kriminal të trafikut të kokainës, duke arrestuar dy korrierët shqiptarë.
Të rinjtë u kapën me një ngarkesë 30 kg drogë në makinë në zonën e Ticinos. Të ndaluarit janë 28 dhe 30 vjeç, kurse aksioni u krye në Mendrisiott.
Punonjësit e Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (UDSC) i ndaluan me 30 kilogramë kokainë të fshehura në veturën me të cilën po udhëtonin. Kështu njoftuan dy ditë më parë Prokuroria Publike, Policia Kantonale e Ticinos dhe UDSC.
Hetimi, tashmë i koordinuar nga prokurori publik i Ticinos, Luca Losa, synon të sqarojë origjinën dhe rrugën e drogës. Sipas kontrolleve fillestare, droga nuk ishte e destinuar për territorin zviceran, por për vende të tjera të Europës, informon media zvicerane.
Dy personat u morën në pyetje dhe u arrestuan. Ata akuzohen për shkelje të rëndë të Ligjit Federal për Narkotikët dhe hetimet janë ende aktive.
Komente
