Zvicër- Një shqiptar 49-vjeçar, i dyshuar si tregtar i madh i drogës, u arrestua nga policia e Zvicrës dhe bashkë me të edhe një 24-vjeçar vendas që e shoqëronte.
Mediat raportuan sot (23 Shtator) operacionin referuar të dhënave zyrtare nga organet ligjzbatuese, teksa emrat e të dyshuarve nuk u publikuan.
Aksioni u krye në Kantonin e Ticino, teksa theksohet se “shtetasi shqiptar 49 vjeç, kishte shkuar në banesën e atij zviceran, 24 vjeç, me banim në zonën e Bellinzonës”.
Ata dyshohet se ishin përfshirë në një biznes të madh të tregtisë së kokainës për klientët vendas, shkruan “Espansionetv”.
Kontrolli i banesës në Bellinzona, çoi në zbulimin e afërsisht 30 gramë kokainë dhe 2520 franga zvicerane, të ardhura nga aktiviteti kriminal, por besohet se ata janë të përfshirë në një rrjet më të gjerë dhe po hetohet për bashkëpunëtorët.
Krimet e dyshuara ndaj dy të arrestuarve janë “shkelje dhe shkelje e ligjit federal për narkotikët”, “shkelje e ligjit federal për të huajt dhe pastrim parash”. Hetimet koordinohen nga prokurori publik, Luca Losa.