Shtepia ku jetonte familja shqiptare ne Zvicër

Bota

E rëndë në Zvicër, shqiptari vret gruan dhe më pas shpërthen banesën me granatë! Gjendet i vdekur

12 Prill, 09:06| Përditesimi: 12 Prill, 10:43

  • Share

ZVICER-Një 42- vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij 38 vjeçare në Zvicër. Më pas, ai i ka vënë flakën shtëpisë dhe nga forcat zjarrfikëse është gjetur dhe vet i vdekur.

Autori i dyshuar Ramiz Berisha nga komuna e Malishevës, Kosovë kishte një të kaluar problematike me bashkëshorten e tij, madje, gruaja kishte ngritur më parë padi për dhunë në familje ndaj tij.

42 vjeçari, sapo kishte dalë nga burgu pas një dënimi për shkak të kësaj akuze, vetëm pak kohë para se të kryhej krimi tragjik. Çifti Berisha kishin katër fëmijë të mitur dhe jetonin në fshatin Epagny të Zvicrës.

Gjatë incidentit, krahas armës së zjarrit, dyshohet se autori ka përdorur edhe një granatë. Ky detaj rrit dyshimet se ngjarja ka qenë e mirëplanifikuar dhe e përgatitur paraprakisht. Zjarri që shkatërroi shtëpinë ku u gjetën trupat e viktimave ishte ndezur qëllimisht nga vetë autori i dyshuar Ramiz Berisha, pas aktit të vrasjes së bashkëshortes.

Fatmirësisht, katër fëmijët e mitur nuk kanë qenë aty kur ka ndodhur ngjarja.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?