Zvicër- Policia zvicerane ka bllokuar gjatë një kontrolli rrugor në Chiasso, pranë kufirit italian, një automjet me targa të Ticinos, në të cilën udhëtonte një 34-vjeçar shqiptar.
Situata menjëherë dukej e dyshimtë, ndaj agjentët vendosën të kontrollonin edhe vendin ku ai po qëndronte, në një hotel ‘B&B’ (Bed and Breakfast-Shtrat dhe Mëngjes), në Morbio.
Gjatë kontrollit brenda, oficerët gjetën një sasi kokaine, e mbështjellë në topa të vegjël dhe gati për shitje në tregun vendas.
Gjithashtu, në dhomë u sekuestruan edhe para cash, disa mijëra franga zvicerane. Në pranga ra edhe një shqiptar i dytë i dyshuar, teksa të rinjve besohet se kishin nisur aktivitetin në zonë prej disa muajsh.
Hetimet e kryera zbuluan udhëtime të shumta, të bëra gjithmonë me makina me qira: Si drejt Luganos, ashtu edhe drejt Italisë. Në kohën e bastisjes, në dhomë ndodhej një tjetër shqiptar (vetëm 19 vjeç). Të dy u arrestuan. Krimi i akuzuar kundër tyre është shkelje e rëndë e ligjit federal mbi narkotikët, sipas medias vendase.
Shkurtin e kaluar, tre kilogramë kokainë u sekuestruan në një vilë në Pregassona. E njëjta gjë vlen edhe për qiratë e makinave.
Në të kaluarën, kompania e makinave me qira, një prej të cilave drejtonte edhe 34-vjeçari shqiptar, ishte shfaqur tashmë në radarin e hetuesve. Hetimi është koordinuar nga Prokurorja Publike Petra Canonica Alexakis.
Komente
