ZVICËR- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 15 vjeçari shqiptar ka ndodhur në qytetin Nauchatel në Zvicër. Ardian Ramadani 15 vjeçari i cili ishte me origjinë nga fshati Panorc i Malishevës ka gjetur fatkeqësisht vdekjen pasi është shtypur nga një tren në qytetin ku jetonte.
Mediat kosovare shkruajnë se lajmin e ka konfirmuar edhe vetë zyrtarisht nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.“Po fatkeqësisht është e vërtetë”, ka thënë Berisha për Reporteri.net
Familja e djalit ishte zhvendosur në qytetin zviceran që prej periudhës pas luftës.