Një kompani zvicerane ka furnizuar qeverinë serbe me pajisje për mbikëqyrje dhe përgjim, përfshirë një sistem gjeolokimi dhe kapëse IMSI, që mundësojnë ndjekjen e telefonave celularë.
Konfederata Zvicerane e miratoi këtë shitje në vitin 2023 me një vlerë rreth 2.19 milion dollarë.
Megjithatë, Zvicra nuk ka zbuluar emrin e kompanisë që ka ofruar pajisjet dhe as nëse ato janë dorëzuar tek shërbimet sekrete serbe apo tek Ministria e Brendshme. Sipas Ministrisë së Ekonomisë të Zvicrës, në momentin e miratimit të shitjes, nuk kishte prova që sugjeronin se pajisjet do të përdoren për shtypje të opozitës ose për shkelje të të drejtave të njeriut.
Ky veprim vjen në një kohë kur në Serbi janë ngritur akuza se qeveria ka përdorur teknologji për të spiunuar gazetarët dhe aktivistët, siç ka raportuar Amnesty International.
Gjithashtu në Serbi prej kohësh po zhvillohen protesta masive për shkak të akuzave të korrupsionit, duke sjellë dorëheqjen e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviç dhe lëkundur themelet e qeverisë presidentit Vuçiç.