Zvicra grant 1.8 mln € për bimët medicinale, synohet rritja e cilësisë

4 Maj 2022, 20:40| Përditesimi: 4 Maj 2022, 21:02

  • Share

Shqipëria do të marrë 1.8 milionë euro grant nga sekretariati i shtetit zviceran për çështje ekonomike me qëllim rritjen e cilësisë dhe të prodhimit të bimëve medicinale dhe perimeve.

Fondi do të përdoret për këto produkte për shkak të peshës së madhe që kanë në eksport.

“Nënshkruajmë sot një marrëveshje që ka si objektiv forcimin e cilësisë dhe respektimin e standardeve për bimët medicinale dhe për perimet në kuadër të programit global të cilësisë dhe standardeve me një vlerë prej 1.8 milionë euro, e cila vjen si asistencë teknike. Bimët medicinale dhe perimet përbëjnë dy nga fushat kryesore të eksportit që përbëjnë 31%  të eksporteve tona”, tha ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.

Fondi do të përdoret për “Rritjen e kapaciteteve të cilësisë dhe standardeve për zinxhirin e vlerës” ka për qëllim rritjen e produktivitetit dhe konkurueshmërisë të kompanive shqiptare që operojnë në këta sektorë. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrisë së Bujqësisë dhe ambasadori i Zvicrës në vendin tonë.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?