Zvicra ka hequr të gjitha masat kufizuese për shqiptaret qe duan të udhëtojnë drejt saj. Nga data 2 Maj situata kthehet në kushtet para pandemisë pa asnjë kufizim në lëvizje.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës.
✅ Ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë”, thuhet në njoftimin e minitrisë.