Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare, edhe Zvicra ka marrë një vendim të ngjashëm që prek vendin tonë.
Ministria e Jashtme e Zvicrës njoftoi se qeveria ka vendosur të ndërpresë programet e ndihmave për zhvillim, që prekin tre vende, Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian. Kjo, pasi parlamenti zviceran vendosi të miratojë më pak fonde për ndihmën e huaj sesa kishte kërkuar qeveria.
Lidhur me këtë vendim, në një reagim për Report Tv, Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, ka bërë me dije se disa fusha të caktuara të bashkëpunimit do të reduktohen gradualisht deri në vitin 2028.
Programi i bashkëpunimit të Zvicrës me Shqipërinë do të vazhdojë me fokus zhvillimin ekonomik, shërbimet e infrastrukturës dhe ndryshimet klimatike, duke reduktuar gradualisht aktivitetet në fusha të tjera. Kjo pason vendimet buxhetore të marra nga Parlamenti zviceran në dhjetor 2024, dhe diskutimet në Zvicër mbi bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh për 2025-2028. Parlamenti zviceran ka vendosur reduktimin e buxhetit të bashkëpunimit ndërkombëtar për periudhën 2025-2028. Këto vendime të zyrtarizuara nga Këshilli Federal i Zvicrës më 29 janar 2025, kërkojnë përshtatjen e angazhimit të Zvicrës në vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë. Si rezultat i këtij tranzicioni, disa fusha të caktuara të bashkëpunimit do të reduktohen gradualisht deri në vitin 2028.
Ky reduktim gradual ka të bëjë vetëm me financimet e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC); kjo nuk ndikon mbështetjen e ofruar për Shqipërinë nëpërmjet Sekretariatit të Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO). Zvicra mbetet e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të zhvillimit deri dhe pas vitit 2028, veçanërisht përmes instrumenteve të bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik të financuara nga SECO, duke promovuar një rritje ekonomike miqësore ndaj mjedisit dhe klimës, dhe sociale. Mbështetja e SECO-s mbulon fusha të tilla si forcimi i institucioneve financiare, stabiliteti makroekonomik, rritja e sektorit privat, një mjedis të favorshëm biznesi dhe tranzicionin e gjelbër', thuhet në reagim.
Ndër të tjera, në reagim thuhet se Zvicra do të vazhdojë bashkëpunimin në fusha kyçe me interes të përbashkët me vendin tonë.
'Kjo përshtatje në prioritetet e Zvicrës pasqyron gjithashtu progresin e konsiderueshëm të Shqipërisë drejt integrimit evropian, i cili çon në modalitete të reja të bashkëpunimit për zhvillim. Zvicra do të sigurojë që bashkëpunimi i saj t'i përshtatet këtij progresi aktual dhe të mbetet në linjë me aspiratat ekonomike të Shqipërisë. Një fokus të rëndësishëm do të vazhdojë të ketë ofrimi i ekspertizës nga qendra zvicerane të kompetencës dhe krijimin e partneriteteve ndërmjet institucioneve zvicerane dhe shqiptare.
Programi aktual i bashkëpunimit zviceran në Shqipëri financohet nga SDC dhe SECO dhe ka një vëllim vjetor prej rreth 25 milionë franga zvicerane, që mbulon qeverisjen demokratike, zhvillimin ekonomik, shërbimet e infrastrukturës dhe shëndetësinë. Zvicra do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët e saj për të lehtësuar këtë tranzicion në mënyrë të strukturuar, duke ndërtuar mbi arritjet e mëparshme dhe duke mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Zvicra vlerëson partneritetin e saj të gjatë me Shqipërinë dhe pret të vazhdojë bashkëpunimin në fusha kyçe me interes të përbashkët', thuhet në reagim.
Më 29 janar, edhe Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi ndërprerjen e fondeve, deri në një rishikim të dytë pas 90 ditësh, pas Urdhrit Ekzekutiv të Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja. Nga ngrirja e fondeve preken institucionet e pavarura të drejtësisë në vendin tonë përfshirë SPAK-un bashkë me Gjykatën e Posaçme, të gjitha ministritë dhe institucionet e tyre në varësi, bashkitë, Kuvendi, si dhe OJQ-të.
Mbështetja financiare amerikane do të ngrijë edhe për Agjencinë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC), Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Zyrën e Kryenegociatorit.
Po shyqyr se u knoqen duke vjedhur leke keto organizatat pseudo zviceriane.
PërgjigjuShame on you!?..Albania isn't Bengali or Zambia...?!..it's even smaller and its in Europe by the Mediterranean!
Përgjigju