Skuadrat e Kosovës dhe Shqipërisë

Zvicra nuk pranon miqësoren Shqipëri-Kosovë

8 Maj 2018, 14:46| Përditesimi: 8 Maj 2018, 14:48

  • Share

Rrezikohet ndeshja miqësorje në fund të këtij muaji mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi Zvicra nuk ka pranuar të zhvillohet në territorin e saj. Federata e këtij vendi nuk e ka pranuar faktin se shumë talente i kanë dhënë lamtumirën helvetëve për të veshur fanellat e dy përfaqësueseve shqiptare.

Zvicra mendon se kjo do të ishte një “reklamë” e dy përfaqësueseve para syve të talenteve shqiptare atje, ndaj për momentin nuk ka dhënë lejen e miqësores të luhet në një nga stadiumet zvicerane, e zyrtarizuar edhe në faqen e FIFA-s.

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë një mini-faze përgatitore në Zvicër dhe për këtë vendasit nuk janë kundër, por duket se ndeshjen do ta luajnë diku tjetër, ku si opsione shihen Austria ose Italia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?