Emri që befasoi shumë në listën e Edi Rejas, ishte ai i të riut, Adrian Bajrami, i cili momentalisht është pjesë e Benfica U23.
Ai më parë kishte luajtur me grupmoshat e Zvicrës, ndërsa pas tubimit tregoi pse pikërisht zgjodhi Shqipërinë.
“Në fund të fundit, unë jam shqiptar. Jam lindur dhe rritur në Zvicër dhe kam kaluar shumë vite në futbollin zviceran. Por tani jam në ekipin e të rinjve të Benficas dhe kam zgjedhur Shqipërinë. Sepse unë jam shqiptar”, deklaroi ai.
Federata Zvicerane e Futbollit kishte shpresuar të ndryshonte mendjen e ish-futbollistit të Young Boys, duke thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin.
Te Zvicra shpresojnë që edhe pas këtyre dy ndeshjeve, ata do të mund ta rikthenin Bajramin, pasi që përballjet me Spanjën dhe Gjeorgjinë nuk janë garuese, vetëm miqësore.
Por duket se lojtari i ka idetë e qarta dhe e ardhmja e tij do të jetë kuqezi.
Bajrami ka si model Gjimshitin
Një tjetër tregues se Bajrami e donte Shqipërisë është se kur u pyet se kë e ka model, ai zgjodhi një mbrojtës kuqezi.
“Modeli im është Berat Gjimshiti, por edhe të tjerët janë super të mirë. Sigurisht që mund të mësoj shumë prej tyre”.
“Lojtarët që luajnë apo kanë luajtur në Zvicër, si Ermir Lenjani dhe Berat Gjimshiti, më prezantuan me ekipin, gjë që më lehtësoi shumë gjëra”.
“Jam në formë. Kam luajtur për Benfican, jam kapiten i ekipit tim. Jam gati, deklaroi ai i emocionuar për debutimin që mund ta ketë këto ditë.
Ty të lumtë e paç fat e famë si Top Player!
Përgjigju