Kombëtarja zvicerane

Sport

Zvicra shpall listën paraprake të futbollistëve të grumbulluar për Euro 2024, nuk mungojnë lojtarët me origjinë shqiptare

17 Maj 2024, 12:35| Përditesimi: 17 Maj 2024, 12:39

  • Share

Kombëtarja e Zvicrës ka bërë publike listën paraprake të lojtarëve të grumbulluar për Kampionatin Europian 2024. Në listën paraprake të tekniku Murat Yakin nuk kishte si të mungonin lojtarët shqiptar, të cilët kësaj here janë 6 futbollistë.

Përveç të zakonshmëve Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pritet t’i bashkohen grumbullimit paraprak Albian Hajdari, Uran Bislimi, Ardon Jashari dhe Andi Zeqiri.

Në njoftimin e federatës zvicerane bëhet me dije se lista zyrtare do të vendoset në datën 7 qershor. Lista paraprake e teknikut Murat Yakin përmban 38 futbollistë, ndërsa më 7 qershor ai do të bëjë zyrtare listën me 26 lojtarë për Europianin gjerman.

Zvicra ndodhet në një grup në Euro 2024 me Hungarinë, me të cilën do të përballet me 15 qershor, Skocinë me të cilën do të luajë më 19 qershor dhe me të zotët e shtëpisë, Gjermaninë me të cilët do të ndeshet më 23 qershor.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?