Festa e Xhakës me shokë

Zvicra 'shuplakë' Bjellorusisë, Granit Xhaka shënon dhe asiston në Serbi (GOLAT)

25 Mars 2023, 20:07| Përditesimi: 25 Mars 2023, 20:08

  • Share

Zvicra fitoi 0-5 kundër Bjellorusisë në raundin e parë kualifikues të Euro 2024 për grupin I. Dueli u zhvillua në stadiumin neutral të "Karagorge" në qytetin e Pazarit të Ri në Serbi, kjo për shkak se UEFA nuk lejon që asnjë ekip të luaj në Bjellorusi, për shkak të mbështetjes që ky vend i ka dhënë Rusisë në agresionin ukrainas.

Dueli nisi mirë për helvetët, që shënuan tre herë në pjesën e parë me Steffen. Tripleta e sulmuesit u shënua në minutat 4, 17 dhe 29-të. Në minutën e 48 kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë, para se të niste "shpërthimin" e tij.

Në minutën e 62, Xhaka me një të majtë nga jashtë zone ndëshkoi kundërshtarët dhe gjeti golin e katërt të ndeshjes. Në minutën e 65-të, Xhaka dha pasimin final për Amdouni për golin e pestë.

Pas ndeshjeve të para, Zvicra me tri pikë kryeson grupin I, ndjekur nga Kosova dhe Izraeli me një pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?