Zvicra si Mbretëria e Bashkuar/ Sot votohet për t’i dhënë fund lëvizjes së lirë (VIDEO)

27 Shtator 2020, 12:08| Përditesimi: 27 Shtator 2020, 12:11

  • Share

Sot në Zvicër, përmes një referendumi do të vendoset nëse do ndiqet shembulli i Britanisë së Madhe me Brexit apo vendi, edhe pse nuk është pjesë e Bashkimit Europian, do vazhdojë t’i përmbahet disa prej parimeve themelore të saj, siç është lëvizja e lirë e njerëzve.

Fitorja e iniciativës së Partisë Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë e cila e kishte planifikuar referendimin për në muajin maj, por që u shty për shkak të Covid, do të thotë që të hidhen në erë një numër traktatesh midis Gjenevës dhe Brukselit, që qytetarët europianë që punojnë e jetojnë sot në Zvicër, nesër të kthehen në vendet e tyre si dhe 460,000 shtetasit zviceranë që jetojnë në BE të mos jenë të qetë.

Nëse referendumi fiton, Këshilli Federal Zvicerian do të duhet të përfundojë marrëveshjen e lëvizjes së lirë me BE brenda 12 muajve dhe do të ketë negociata me Unionin për të reduktuar numrin e europianëve që do të lejohet të jetojnë e punojnë në Zvicër.

Aktualisht në konfederatën e kantoneve pothuajse 25% e 8 milionë banorëve janë të huaj që vijnë nga Bashkimi Europian, mes të cilëve ka edhe shumë shqiptarë.

Sondazhet e deritanishme tregojnë se 63% e votuesve zviceranë nuk do votojnë iniciativën dhe vetëm 35% janë pro nismës.

Studiuesit thonë se pandemia e koronavirusit mund të ketë ndikim në rezultat sepse ajo iu tregoi votuesve se bashkëpunimi ndërkombëtar ishte i nevojshëm për të adresuar krizën e cila mund të thellohet nga kufizimet e tregëtisë dhe trafikut.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?