Zv.kryeministri i përgjigjet opozitës: Hidhni baltë dhe nuk dini ku ta kapni! Nuk merrem më me gënjeshtra

21 Prill 2022, 13:05| Përditesimi: 21 Prill 2022, 13:39

  • Share

 

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj foli në Kuvend për investimin në Ujësjellësin e Tiranës duke thënë se 62% e Shqipërisë ka ujë 24 orë. Ahmetaj shtoi se investimi është afatgjatë dhe asgjë nuk zgjidhet menjëherë, por thekson se nuk do të merret me gënjeshtra.

“Flasin nga 20 minuta dhe nuk thonë asgjë, thonë gënjeshtra për ti hedhur në një parlament. Është moment kur kriza globale i ka prekur të gjithë dhe përgjegjshmëria duhet të ishte maksimale. Dua që ti referohem disa statistikave të rëndësishme, të Tiranës sa i përket ujit. Investimi është afatgjatë, nuk zgjidhet menjëherë por një fakt dua ta ndaj me ju.

Në vitin 2015 kur bashkia drejtohej nga PD, vetëm 5% e territorit kishte ujë 24 orë. Sot është 62%. Këto janë fakte për të rrëzuar gënjeshtrat e vazhdueshme. Kur ju pyesin pse ja fusni kot, thoni ‘po hë më burrë se duhet ndonjëherë, janë politike’.

Nuk merrem më me gënjeshtra. Do fillojmë të merremi me atë që bëjmë ne. Nuk krahasohemi me 2013, por me veten. Ju kam sjellë një raport për Bankën Botërore që i referohet vitit 2021, ka një fakt interesant për përpjekjen e mazhorancës për të luftuar varfërinë”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj përmendi edhe Rindërtimin, pandeminë dhe krizën energjetike duke thënë se deputetë nga opozita hedhin baltë por nuk dinë ku ta kapin.

“Nuk po them që Shqipëria është vend i pasur, por ritmi i rritjes ekonomike është më i përshpejtuara në Shqipëri se në të gjithë rajonin. Borxhi që është rritur për shkak të tërmetit, pandemisë dhe fenomeneve të tjera ekonomike, është për shkak të menaxhimit të financave publike.

Hidhni baltë për rindërtimin dhe nuk dini ku ta kapni. Banka Botërore thotë se rritja ekonomike i dedikohet edhe Rindërtimit. Kur bëni diskutim për krizën energjetike, është të futesh në fushë dhe të mos kesh kundërshtarë”, tha Ahmetaj.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Bordi i monitorimit të karburanteve, PD: Është antikushtetues, do të krijojë një kartel! Braçe: Nuk zgjidh abuzimin e çmimeve! Në sallë fiken dritat kur flitej për energjinë elektrike


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?