Aleksandër Vulin, zëvendës kryeministër në kabinetin e ri të qeverisë serbe, ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama, me shqiptarët në Greqi.
“Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe”, u shpreh Vulin në një reagim kundër takimit të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi.
“Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë”.- tha Vulin.
Zv/kryeministri serb kërkon nga Greqia që të formojnë një aleancë anti-shqiptare.
”Njohja e të ashtuquajturës Kosovë nga autoritetet greke dhe pranimi i Prishtinës në Këshillin e Evropës, do të ishte një kontribut i pamatshëm i Qeverisë së Greqisë dhe Dora Bakoyanis në krijimin e Shqipërisë së Madhe. Shqipëria mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe, por edhe nga ju grekë të dashur, grekët tanë. Ju lutem mendoni për këtë”.- tha Vulin.
Shko te Putini dhe pastaj hajde dhe jep mendime. Je edhe ti nongrata njësoj si ai I katit të 8
PërgjigjuNermale se si serbija e greqija u krijuan shtet fallca ne trojet shqiptare, edhe na moren popullcin shqiptare.
PërgjigjuNuk kemi nevoje per serbet sepse natyra shqiptare ka qene gjithmone e percare or teeeejjjjj
PërgjigjuBota serbe do te ndaloje Shqiperine e madhe?! Cila /bote serbe/,ajo qe eshte tkurrur e rrudhur si nje oshafke?! Fale politikave tuaja shoviniste e nacionaliste humbet Jugosllavine,u bombarduat,ju hoqen Kosoven,edhe /vellai/ juaj Mali i Zi, preferoi me mire te dilte i pavarur se sa te rrinte nje ore me teper me ju,humbet daljen ne det e shume perfitime te tjera qe mund t'i kishit po te ishit te gjithe te bashkuar,u katandiset nje mini shtet mes maleve dhe ju do te ndaloni Shqiperine e madhe??!!
PërgjigjuTeoria e Shqiperise se Madhe eshte vjeteruar.Milishevici e shpiku dhe ngordhi si mi ne burg.