Angela Rayner

Bota

Zv.kryeministrja e Britanisë jep dorëheqjen, shkak akuzat për shmangie taksash! Fillon riorganizimi i kabinetit, zëvendësohet nga David Lammy

5 Shtator, 17:33| Përditesimi: 5 Shtator, 21:57

  • Share

Zëvendëskryeministrja e Britanisë së Madhe, Angela Rayner, ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet që mbante në kabinetin e kryeministrit Keir Starmer, më pak se një vit pas marrjes së detyrës.

Vendimi i Rayner vjen në mes të një skandali që lidhet me akuzat për shmangie taksash dhe deklarim të rremë të transaksioneve të lidhura me një apartament bregdetar me vlerë 800 mijë paundë.

Mediat britanike raportojnë se këshilltari etik i qeverisë ka nisur një hetim ndaj saj, për mosshlyerje të plotë të taksës së pronës së dytë.

Rayner gjithashtu është larguar jo vetëm nga posti i zëvendëskryeministres dhe sekretares për çështjet e strehimit, por edhe nga funksioni si nënkryetare e Partisë Laburiste – një pozicion i rëndësishëm që ajo e mbante me mbështetjen e anëtarësisë.

Pas kësaj dorëheqje Starmer është drejtuar në një riorganizim radikal: Kryeministri ka emëruar David Lammy si Zëvendëskryeministër dhe Ministër të Drejtësisë, duke ia lënë Ministrinë e Punëve të Jashtme Yvette Cooper, e cila nga ana tjetër është zëvendësuar si Ministre e Punëve të Brendshme dhe përgjegjëse për politikën e imigracionit nga Shabana Mahmood, deri më tani Ministre e Drejtësisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?