Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka dhënë detaje për rrugën e Arbrit duke thënë se brenda 17 muajve do të dorëzohet tuneli i Murrizit. Ndër të tjera theksoi se kanë hasur vështirësi ndaj është rishikuar projekti dhe është shtyrë afati kontraktual.
“Rruga e Arbrit në nëntor të vitit të kaluar u bë e aksesueshme në një pjesë të saj por mbeten disa pjesë të rëndësishme për tu dorëzuar siç është tuneli i Murrizit. Ky tunel na ka vendosur para një vështirësie të madhe sa i përket gjeologjisë dhe na është dashur të rishikohej projekti e të shikohej hyrja veriore me 120 metra duke bërë që të shtyhet dhe afati kontraktual i kësaj pjese të veprës së rrugës së Arbrit.
Një pjesë e mirë e km të atij tuneli që nga 3.2 metra i projektuar, sot ka shkuar në 3.8 metra. Si tuneli kryesor, si ai ndihmës vijon me ritme të avashta por konstante por besojmë se brenda 17 muajve do të dorëzohet dhe tuneli i Murrizit. Kontratës së rrugës së Arbrit nuk i është shtuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit”, tha Balluku.
Lajmi kryesor:
Hapen tenderat për ndërtimin Milot-Fier, ndahet në 3 lote! Balluku: Do ketë më shumë garues! Rama: Garë e drejtë, s'ka korrupsion (VIDEO)
//ReportTv.al