Zv.ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote i ftuar në Report Tv thotë se blegtoria ka marrë 60% në skemën mbështetëse. I ftuar në emisionin ‘Studio live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Kote u shpreh se blegtoria është një sektor që mund të rritet dhe se kjo është në qendër të vëmendjes.
‘Blegtoria është një sektori i vështirë. Blegtoria ka marrë nga buxheti 60% në skemën mbështetëse. Ka nevojë për më shumë dhe do të vazhdojë që tu jepet dhe më shumë. tonë. Blegtoria është një sektor ku ne mund të rritemi më shumë dhe kjo është në qendër të vëmendjes. Është sektor i vështirë. Është një sektor që familjet që e kanë traditë duhet të mbështeten.’- tha Kote.
Sa i takon skemës së mbështetjes me naftë, Kote u shpreh se janë mbështetur fermat nga 1 ha dhe lart, ndërsa fermerët që kanë më pak se 1 ha mund të bashkohen dhe të përfitojnë nga skema mbështetëse.
‘Janë mbështetur me naftë fermat që janë nga 1 ha dhe lart. Fermat që nuk janë me 1 ha e lart nuk përfitojnë, por vetëm nëse bashkohen. Fituesit shpallen në momentin që aplikojnë dhe marrin ok dhe menjëherë pas kësaj fillon verifikimi në bazë të buxheteve. Mbështetja me naftë për këtë vit do të jetë gati si vitin e kaluar.’- u shpreh Kote.
Ndërkohë kreu i Shoqatës së Eksporteve Alban Zusi thotë se bujqësia është një sektor që po ecën, ndërsa nënvizon se rritja e eksporteve është evidente. Për Zusin vëmendje në bujqësi duhet të jetë më e lartë edhe burimet edhe fondet. Sa i takon blegtorisë, Zusi u shpreh se kemi një industri shumë të mirë të përpunimit të mishrave dhe të sallamit.
‘Bujqësia është një sektor që po ecën. Rritja e eksporteve është evidente. Rritja e disa sektorëve në Bujqësi është evidente. Ne sot kemi një agroindustri shumë të mirë ndoshta nga më të mirat në rajon. Ne të gjithë po ecim, është pa diskutim impakti i disburimeve që janë bërë në vitet e fundit. Disbursime që kanë qenë shumë më mirë se para 7-8 vitesh. Krahasohen edhe me vendet që kanë performancë të mirë në rajon. Fondet janë dhënë janë dhënë në kohë janë dhënë shpejt.
Ne bujqësinë e kemi shtyllën kryesore të ekonomisë dhe vëmendja duhet të ishte shumë më e lartë edhe burimet edhe fondet. Në bujqësi ne duhet të futemi edhe me masa atë personalizuara sektoriale. Kemi një sektor shumë të rëndësishëm. Blegtoria për fatin e mirë ka një industri shumë të mirë përpunuese e përpunimit të mishrave e sallamit, industria shqiptare ndër më të mirat në rajon. Por nuk ka prodhim se nuk ka lëndë të parë të huaj, gati 90% e përpunimit të mishit vjen lënda e parë nga jashtë. 90% e qumështit vjen nga ferma nga 1-10 lopë, të cilat ne i kemi përjashtuar nga subvencionet. Ne nuk duhet ti përjashtojmë, duhet ti trajtojmë më mirë se sa të tjetër. Ne duhet të përpiqemi që tua bëjmë më të lehtë këtë punë.’- tha Zusi.