Zv.ministri i Bujqësisë në Report Tv: Nga 1 korriku peshkatarëve do u rimbursohet nafta me 40 lekë për litër, ndryshime dhe në TVSH! Ja kush përfiton

27 Qershor 2022, 21:46| Përditesimi: 27 Qershor 2022, 21:52

  • Share

TIRANË- Nga data 1 korrik, sektori i peshkimit do të marrë rimbursohen me 40 lekë për litër për naftën, nisur nga fakti që çmimi i hidrokarbureve është rritur shumë nga lufta në Ukrainë. Zv.ministri i Bujqësisë Roland Kristo në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, sqaroi se përveç rimbursimit do të bëhet edhe një ndryshim me skemën e TVSH. Kjo ndihmë do të vijë për shkak se ka pasur një reduktim të prodhimit në masën e 38%.

“Në 4 muajt e parë të vitit ne kemi një reduktim me gati 38% të prodhimit, në krahasim me vitin e kaluar dhe një rënie me 30% të ditëve të daljes së anijeve të peshkimit, Kjo lidhet vetëm me karburantet dhe nuk është një problem që prek vetëm peshkimin shqiptar dhe ne po bëjmë që të përpiqemi të marrim masat e ngjashme me BE-në. Në prill autorizoi vendet anëtarë që mund të përdornin fondet e tepruara nga COVID për t’i përdorur për peshkim, ndërhyrje me kosto për njësi, kesh ose forma të tjera. Ndërhyrje e ndarë në 2 pjesë, ose subvencione të drejtpërdrejta deri në 35 mijë euro nga 24 shkurt deri në maj dhe pastaj 30 mijë euro të tjera deri në fund të korrikut, ose në forma të ndryshme me kosto, cent për litër. Franca jep 35 cent për litër, Italia një skemë e ngjarje me Spanjën që jep deri 35 mijë euro. Ne do të japim 40 lekë për litër, ndërhyrja ka qenë pak e vështirë, për të mos kaluar në subvencion i drejtpërdrejtë. Do bëjmë 2 ndërhyrje, duke filluar nga 1 korriku deri në fund të vitit dhe e dyta do të bëjmë një ndryshim te TVSH, peshkimi me merr naftën pa asnjë taksë dhe prandaj ishte i vështirë dhe do bëjmë një ndryshim te TVSH, do e marrë naftën pa TVSH dhe këtë do e paguajë në faturën tatimore, për subjektet e vogla lehtësohen se në rastin e dytë, kur TVSH është na fatyrë e paguan subjekti", tha Kristo. 

Zv. ministri i Bujqësisë ka sqaruar edhe se kush përfiton nga ky lehtësim.

“Të gjitha anijet e peshkimit që janë në skemën e naftës, ato që kanë nipt fiskal. Nuk përfshihet peshkimi i vogël artizanal, që e marrin me çmimin e tregut. Të gjitha anijet mbi 12 m e lartë, 261 kanë qenë në skemën e karburantëve, peshkimi ka marrë rreth 10 mln litra”, tha ai.


Mirëpo, eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, e vlerëson nismën, por e quan të vonuar.

“Duken pak, por nuk janë ashtu nëse nuk do kishte filluar nga 24 shkurti, është humbur kohë. Kanë rënë eksportet e peshkut, nuk duhet të gënjehemi që për shkak të çmimeve të rritura, duket sikur kemi rritje, por ajo është iluzione. Ne kishim një sektor që po rritej shumë mirë, por kemi humbur 4 muaj e gjysmë”, tha Çoçoli.

Ai shtoi se me këtë skemë nuk favorizohen kompanitë e mëdha, por ato të vogla e për këtë dha edhe argumente.

“Nuk favorizohen kompanitë e mëdha, një anije mbi 12 metra 2 peshkatarë mban në bord, anijet e mëdha nuk kanë përfitimin nga lëvizja e TVSH, nga karburanti te fitimet, për ta është zero, ndërsa anijet e vogla që nuk kanë zinxhirin për ta shpërndarë, kanë një reduktim të menjëhershëm edhe të 20% të çmimit”, tha zv.ministri i Bujqësisë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gimi: 27/06/2022 22:37

    Gjergj Luca peshkatar i zoti.

    Përgjigju
    • Mesi: 28/06/2022 00:12

      Sigurisht, dhe karburantit Lucia ia ka vene emrin Ramdisel 2.0.

  • Romina: 27/06/2022 21:54

    Ti je peshku i Çuçit!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?