Zëvendësministri i Financave, Besart Kadia tha se po hartohet ligji i ri për investimet strategjike që sipas tij do të bashkohet në një me ligjin për investimet e huaja.
Ai tha se kërkesa e Tabakut për pezullimin e ligjit për investimet strategjike, është e panevojshme.
“Diskutimi që ju thatë, ligji i ri në proces hartimi. Propozimi i bërë në kundër kohë, është një procces që po bëhet dhe është i panevojshëm. Besoj që në pjesën politike, lgiji ka qenë efikas. Investimet me kapital të huaj 2 mld euro investimi i fundit strategjik. Alabbar kur erdhi këtu u anatemua si investitorë jo serioz. Ky ligj ka vërtetuar që u ka dhënë sigurinë ligjore disa investitorëve. Ligji i ri i shkrin të dyja, si për investimet e huaja dhe investimet strategjike dhe do ishte pa vlerë vijimi i këtij diskutimi”-tha Kadia.
Lajmi kryesor:
Investitorët strategjikë dhe pastrimi i parave përmes ndërtimit, PD paraqet propozime për dy projektligjet: Të vendosen kritere të reja për ndërtuesit
B.V//ReportTv.al