Giorgos Katrougalos

Kronikë

Zv.ministri i Jashtëm Katrougalos: Prioriteti ynë? Të mbrojmë të drejtat e vëllezërve tanë grekë

4 Nëntor 2018, 14:39| Përditesimi: 4 Nëntor 2018, 18:42

  • Share

Kërkesa e të ëmës së ekstremistit grek të vrarë në Bularat, Vasilisë, për t’i sjellë trupin e të birin ka sjellë një reagim nga zv.ministri i Jashtëm, Giorgos Katrougalos.

Në një intervistë për mediat greke, ai tha se nuk kishte pasur asnjë kufizim gjatë hetimeve dhe se kanë bërë të gjitha hapat e nevojshmëm për zbardhjen e ngjarjes në bashkëpunim me palën shqiptare.

Më tej, Katrougalos është shprehur se të gjitha autoritetet greke i kanë sqaruar që në fillim prioritetet e tyre.

Që nga fillimi i kemi sqaruar prioritetet tona: të hedhim dritë mbi rastin, të mbrojmë të drejtat e vëllezërve tanë grekë, së fundmi të mbrojmë marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë. Por duhet të jemi shumë të kujdesshëm në të dy anët e kufirit.

Giorgos Katrougalos, ministër i Jashtëm 

Më tej, zv.ministri theksoi se Greqia po pret që Tirana të miratojë aktet normative për të zbatuar plotësisht ligjin e fundit mbi mbrojtjen e pakicave që lidhet me anëtarësimin në BE.

Mbrojtja e të drejtave të pakicave është një nga kriteret për perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Giorgos Katrougalos, zv.ministër i Jashtëm

35-vjeçari, Konstandinos Kaçifas, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës. 

Komento

Komente

  • Fredi: 04/11/2018 20:53

    Në Shqipëri pakicat gëzojne gjith të drejtat e tyre ashtu si shqiptarët. Greqia perkundrazi është ajo që duhet të njohë pakicat pasi ajo përbëhet nga shumë popuj si: shqiptarë, sllavë, bullgarë, turq, arabë, persë etj.

    Përgjigju
  • populli: 04/11/2018 20:08

    mose ja fute kote se i kane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?