Zv.ministri: Shqipëria ka nevojë për amnisti të re për armët, duhet parapërgatitje! Struktura e re e policisë, vëmendje krimeve kibernetike

6 Qershor 2023, 19:17| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 19:24

  • Share

Shqipëria e ka të nevojshme një amnisti të ri me qëllim nxitjen e dorëzimit vullnetar të armëve, por Ministria e Brendshme nuk ka një datë për këtë iniciativë.

"Jo vetëm të miratojmë një iniciativë të radhës, pra një amnisti të rradhës. Në amnistinë e 2017-ës nuk kishim aq sa mund të pretendonim nga një strategji e cilia paraprihet nga një punë shumë e mirë e ndërgjegjësimit të komunitetit në bashkëpunim me çdo aktor, përfshirë këtu median dhe shoqërinë civile. Duhet paraqitur një ndërgjegjësim masiv mbi rrisqet", tha Besfort Lamallari, Zv/ministër i Brendshëm.

Deklarata u bë në një takim të organizuar nga OSBE mbi rrezikun nga armët e vogla ndërkohë zv/ministri foli edhe për strukturën e re të policisë e cila ka në vëmendje krimin kibernetik.

"Krimi kribernetik, nëse ne aktualisht kemi sektor, kalon në nivel drejtorie dhe drejtoria e IT kalon në nivel departamenti. Kemi edhe zyrën e rikuperimit të aseteve kriminale. Krijohet jo vetëm si nevojë e përmbushjes së detyrimeve të BE, por edhe si nevojë e një elementi transnacional të krimit të organizuar", tha Besfort Lamallari, Zv/ministër i Brendshëm.

Zv/ministri Lamallari iu shmang pyetjes për penalizimin që struktura e re u bën qindra punonjësve të policisë me bashkimin në një të gradave “inspektor”.

"Çdo propozim, sugjerim dhe vendimmarrje që është bërë, është bërë si pjesë e produktit të konsultimit të përbashkët. Pra ka patur një grup pune specifikisht për këtë qëllim. Janë konsultuar mendimet e të gjitha strukturave, por edhe mendimet dhe vlerësimet të raporteve të ndryshme sidomos atyre që asistojnë policinë e shtetit", tha Besfort Lamallari, Zv/ministër i Brendshëm.

Struktura e re trajton në të njëjtat kushte një inspektor që sapo ka dalë nga Akademia e Sigurisë me ata që mund të kenë 15 apo 20 vite eksperiencë pune brenda radhëve të policisë. Reparti RENEA, FNSH dhe struktura të tjera u ankuan pranë Sindikatës së Policisë, pasi kalimi me gradën inspektor i thjesht prek pagën e tyre edhe nuk u jep mundësi promovimi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • daku: 06/06/2023 21:27

    ti je cun me shkolle. e depolitizoni pak kete policine se i eshte qepur opozites kemba kembes.

    Përgjigju
  • Titi: 06/06/2023 19:24

    Bravo Llari!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?