Andrea Mano

Zëvendëson Salianjin e burgosur, KQZ i jep mandatin e deputetit Andrea Manos

17 Tetor, 15:48| Përditesimi: 17 Tetor, 15:53

  • Share

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Qarku Korçë, Andrea Mano.

Mano ka deklaruar më herët se do të jetë pjesë e PD-së së Berishës dhe pritet t’I bashkohet aksionit të tyre në Kuvend.

Deputeti i Korçës do të zëvendësojë Ervin Salianjin, i cili u dënua me 1 vit burg pas kallëzimit të rremë në dosjen Babale.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?