Kultura

'Zyliha Miloti, aktorja e 1 mijë roleve', Arian Çuliqi sjell dokumentarin për 65 vitet e karrierës së saj! Çinari: Ishte si bombol oksigjeni për një astmatik

28 Qershor, 17:13| Përditesimi: 28 Qershor, 17:25

  • Share

“Zyliha Miloti, aktorja e 1000 roleve” titullohet dokumentari kushtuar jetës dhe karrierës së një prej figurave më të njohura të skenës shqiptare.

Me skenar të Klodiana Shpendit dhe regji të Arian Çuliqit, filmi u shfaq premierë para publikut shkodran.

 “Ju keni qenë dhe jeni frymëzimi jonë, shpirti jonë, zemra jonë. Dua të falenderoj regjisorin Arian Çuliqi. Një regjisor i mrekullueshëm i 30 e ca filmave humoristist, i disa shfaqjeve të suksesshme të estradës së Shkodrës. Sonte kemi të ftuar dhe artistë që kanë ardhur nga larg’, tha Zyliha Miloti.

Aktorja Zyliha Miloti numëron mbi 65 vite përkushtim ndaj artit skenik dhe ekranit, gjë që për regjisorin Çuliqi e bën më sfiduese punën për figurën e saj.

 “Unë e di mirë ç’do të thotë të shpalosësh për një orë gjithë karrierën e 65 viteve të një aktoreje si Zyliha Miloti, që janë aktorë që vijnë njëherë në 100 vjet. E rëndësishme është që në këtë dokumentar, për të cilin jemi bazuar në marrëdhëniet e Zylit me kolegët dhe marrëdhëniet e saj me publikun, ndihej një mirësi e saj gjatë punës me ne. Është e palodhur, e jashtëzakonshme’, tha regjizori Arian Çuliqi.

Përgjatë dokumentarit, publiku u përfshi në një udhëtim emocional mes roleve të shumta të artistes në skenë dhe kinematografi.

“Një jetë të tërë kam punuar me të. Është aktore e madhe e humorit. Kam pasur fatin që e kam pasur partnere për 35 vjet. Ajo ka qenë si një bombol oksigjeni për një astmatik’, tha aktori Besnik Çinari.

‘Aktore si Zyli janë të rralla’, tha aktorja Rita Gjeka.

‘Një aktore e shkëlqyer që ka lënë vlera në artin shqiptar. Artiste e skenës dhe ekranit që me artin e saj ka bërë të kënaqësn gjithë spektatorët, të qeshin, të kënaqen. Ajo është e pakrahasueshme’, tha aktori Bujar Kapexhiu.

Dokumentari vjen si dëshmi e gjallë e kontributit prej një jete të artistes në shërbim të humorit, teatrit dhe kulturës shqiptare.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?