Politikë

Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës nis punën, Rama: Do të mbrohet si mbretëresha e lumenjve të Europës

8 Korrik, 22:03| Përditesimi: 8 Korrik, 22:19

  • Share

Ka nisur punën Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, një strukturë e re që do të ketë një rol thelbësor në mbrojtjen e këtij ekosistemi unik dhe të pasur me biodiversitet.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, duke theksuar rëndësinë jetike të kësaj zyre në garantimin e një menaxhimi të qëndrueshëm të burimeve natyrore përgjatë luginës së Vjosës.

“Respekti për mjedisin është në themel të vizionit tonë për një menaxhim të kujdesshëm, që Vjosa dhe pasuritë e saj të mbeten të gjalla edhe për brezat e ardhshëm,” u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes punonjësve të zonave të mbrojtura, vizitorëve dhe institucioneve qendrore, për të siguruar një mbrojtje të denjë për atë që e cilësoi si “mbretëresha e lumenjve të Europës”.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?