Kronikë

Zyra e portalit ‘Publik.al’ të Naim Nokës u kthye në ‘shtëpi bari’, ja çfarë gjeti Policia brenda pas kontrollit: Aspiratorë, kabuj, tuba... (VIDEO)

17 Dhjetor 2024, 11:21| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 12:11

  • Share

 

Pamje nga ambientet e zyrës së portalit 'Publik.al' të Naim Nokës

Këto janë pamjet nga ambientet e zyrës së portalit “Publik.al” të pronarit Naim Noka, djali i të cilit, Ergisi, u arrestua sot bashkë me 3 shokë të tij për shitjen e 300 tabletave ekstazi MDMA, kryesisht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Policia ka mësyrë në ambientet e zyrës, ku ka gjetur pajisje të shumta të përshtatshme për të ngritur një ‘shtëpi bari’, kryesisht për trajtim dhe prodhim droge.

Në pamje dallohen pakot prej kartoni, brenda të cilave ishin vendosur kryesisht aspiratorë, llamba, portollamba, kabuj, tuba, rrjet elektrik dhe sende të tjera për trajtim dhe prodhim droge.

Shumica e tyre ishin futur në pjesën e tualetit të zyrës dhe policia i sekuestroi si prova materiale.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Goditet grupi i shpërndarjes së ekstazisë, 4 gazetarë të arrestuar! Mes tyre djali i Naim Nokës, pronari i portalit 'Publik.al'! Në zyra gjenden pajisje për prodhim droge (VIDEO+EMRAT)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?