Papa Françesku

Bota

Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë: Papa Françesku kaloi një natë të qetë, por gjendja ende serioze

25 Shkurt, 09:30| Përditesimi: 25 Shkurt, 09:36

  • Share

Zyra e shtypit të Vatikanit ka dhënë sot (25 shkurt) detaje se si paraqitet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut.

Vaktikani bën me dije se gjatë natës gjendja e Papës ka qenë e qëndrueshme gjatë natës, megjithatë theksohet se situata ende mbetet ende serioze.

Lajm i mirë për shëndetin e Papës është se “insuficienca e lehtë renale”, gjendja më shqetësuese e shfaqur të dielën, po mbahet nën kontroll dhe “nuk përbën shqetësim”, thonë mjekët teksa kanë theksuar se edhe një ditë më parë fatmirësisht Ati i Shenjtë nuk pati asnjë episod të krizave respiratore astmatike dhe disa teste laboratorike janë përmirësuar.

Gjithashtu Papa vazhdon të marrë terapi me oksigjen edhe pse më pak se ditët e kaluara.

Ati i Shenjtë ndodhet në ditën e dymbëdhjetë të shtrimit në Poliklinikën Gemelli në Romë, pasi mjekët e diagnostikuan me infeksion kompleks të rrugëve të frymëmarrjes dhe penemoni në të dyja mushkëritë

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?