Zyra Përmbarimore “Gentiana Madani” zhvillon ankandin për shitjen e 2 pasurive

8 Shkurt 2022, 16:52| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 16:53

  • Share

Zyra e Përmbarimores "Gentiana Madani" njofton se më datë 16.02.2022 ora 16.00, në ambientet e saj do të zhvillohet Ankandi për shitjen e pasurive të mëposhtme:

1- Pasuria me nr.163/127 ,are + truall, me sipërfaqe totale 5070 m2 ,nga te cilat  586 m2 janë truall ,ku janë ndërtuar: dy godina banimi, me sipërfaqe totale ndërtimi  (njolla) 586 m2.

- Çmimin  me të cilin fillon ankandi është 290.319 (dyqind e nëntëdhjete mijë e treqind e nëntëmbëdhjetë) Euro.

2- Pasuria me nr.163/128 ,are + truall, me sipërfaqe totale 2630 m2 ,nga te cilat 2463 m2 janë truall, ku janë ndërtuar: Kapanon me sipërfaqe 2463 m2 (servis automjetesh ekspozite, magazinë, zyra, bar, restorant), ndodhur në Stacionin Zooteknik,( A.G Motors), Xhafzotaj Durrës, në zonën kadastrale 2574,vol.6,faqe 145, në pronësi të Arben Pohumi.

- Çmimi me të cilin fillon ankandi është 610.011 (gjashtëqind e dhjetë mijë e njëmbëdhjetë) Euro.

Ankandi do të zhvillohet në Zyrën e përmbarueses Gentiana Madani, pranë Gjykatës Kavajë. TEL: 0683693236! E-mail: [email protected]

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?