Largimi nga Milani e la vetëm disa javë pa punë, pasi këtë të mërkurë Al Nassr në Arabinë Saudite ka konfirmuar Stefano Piolin si trajnerin e ri.
Klubi që në përbërje ka edhe Cristiano Ronaldon bëri njoftimin zyrtar në rrjetet sociale me një video dhe këngën e njohur ‘Pioli is on fire’. Trajneri italian, i cili shkoi në selinë e kuqezinjve të mërkurën në mëngjes për të nënshkruar zgjidhjen e kontratës (Milani do të kursejë rreth 10 milionë euro) ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026 me një opsion për një sezon tjetër.
Paga do të jetë 12 milionë euro neto me bonuse. Prandaj, nuk ka Serie A për Piolin, i cili ishte kërkuar edhe nga Roma pas shkarkimit të Daniele De Rossit. Verdhekuqtë më pas iu drejtuan Ivan Juric, me 58-vjeçarin Pioli që do të kërkojnë lavdinë në Arabi.
Pioli do të zërë vendin e portugezit Luis Castro, i liruar nga detyra pas një fillimi të komplikuar të sezonit.
PIOLI IS NASSRAWI????????
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) September 18, 2024
We welcome Stefano Pioli as our new coach ????
pic.twitter.com/qNnmZU7nyQ