Dmitriy Podstrelov dhe drejtori Arbër Abilaliaj

Sport

Zyrtare/ 14 ndeshje me kombëtaren, Partizani prezanton sulmuesin 26-vjeçar

4 Janar, 12:05| Përditesimi: 4 Janar, 12:15

  • Share

Dmitriy Podstrelov është sulmuesi i ri i Partizanit në Superligë, me kontratë 1.5 vite. Kryeqytetasit kanë zyrtarizuar 26-vjeçarin bjellorus që veç të tjerash ka luajtur 14 ndeshje dhe ka shënuar një gol me kombëtaren e vendit të tij.

Dnepr Mogilev, Soligors, Aktu, BATE Borisov dhe Dinamo Minsk, këto janë klubet që ka luajtur Dmitriy Podstrelov më herët.

"FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Dzmitri Padstrelau. Sulmuesi nga Bjellorusia bashkohet me të kuqtë, pas eksperiencës së fundit te Dinamo Minsk. 26 vjeçari në karrierën e tij ka qenë pjesë edhe e Dnjepër Mogilev, Shaktjor Soligorsk, Kaspi Aktau dhe Bate Borisov. Podstrelov ka firmosur me Partizanin një kontratë për një vit e gjysëm", njofton klubi i kuq.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur Partizani ka shitur tre futbollistë dhe ka përfituar 900 mijë euro me nisjen e merkatos së dimrit.

Tedi Cara, Arinaldo Rrapaj dhe Andi Hadroj nuk do jenë më pjesë e Partizanit, pasi klubi i kuq ka gjetur akordin dhe i ka shitur në Ukrainë. Cara do vijojë karrierën te Oleksandria, Rrapaj te Kolos Kovalivka dhe Hadroj te FC Polissya Zhytomyr.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?