Cody Gakpo

Sport

ZYRTARE/ 42 milionë euro në merkaton e dimrit, Liverpool prezanton 'xhevahirin' e Botërorit të Katarit

28 Dhjetor 2022, 22:16| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 22:22

  • Share

Cody Gakpo zyrtarisht është futbollisti i Liverpool. 23-vjeçari është prezantuar nga të kuqtë, duke e quajtur si një dhuratë e vonuar për Krishtlindjet. Kontrata e tij me Liverpool do jetë deri në verën e 2028, teksa klubi anglez shpenzoi 42 milionë euro. I dalë nga PSV, Gakpo shënoi tre gola në pesë ndeshjet e "Katar 2022" me Holandën, duke bindur Liverpool që të paguajë shumën e majme për anësorin e sulmit.

"Ndihem shumë mirë, jam shumë i emocionuar që jam këtu. Mezi pres të filloj stërvitjen dhe të luaj për këtë klub të mrekullueshëm. Mendoj se ky është një klub i mrekullueshëm për mua të tregoj se çfarë mund të bëj dhe të përpiqem të ndihmoj skuadrën të arrijë momente më të bukura që kanë bërë në vitet e kaluara. Unë them se për mua personalisht është gjithashtu mirë të zhvillohem këtu dhe ka shumë lojtarë të mëdhenj nga të cilët mund të mësoj shumë gjëra", tha Gakpo.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?