Thomas Strakosha është portieri më i ri i AEK-ut të Athinës. Gardiani i Kombëtares rikthehet pas 12 vitesh në Greqi duke firmosur deri në verën e 2029-s. Skuadra greke ka paguar shumën për kartonin e tij nga Brentford në Premier League.
“Unë jam shumë i lumtur që transferimi im te AEK u kompletua. Po pres me padurim që të nis stërvitjen dhe të jem në gatishmëri të trajnerit tim. Që nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë”, ishin fjalët e para të Strakoshës si portieri i klubit grek.
Së bashku me Thomasin, të pranishëm në prezantim ishin edhe familjarët e portierit, teksa binte në sy edhe Fotaqi, i ati i tij dhe ish-portieri i Kombëtares kuqezi.
Për t'u përmendur se Thomas Strakosha e ka nisur karrierën te të rinjtë e APOEL në Qipro, teksa më pas ka kaluar te Panionios dhe më pas te Lazio në Serie A, ku qëndroi deri në verën e 2022 (në mes një huazim te Salernitana), ndërsa prej dy vitesh ishte pjesë e Brentford në Premier League, pa pasur shumë minuta. Për Strakoshën kishte interes edhe nga Monza dhe Fiore në Serie A.