Nevil Dede gjatë rinovimit

Zyrtare/ AF Elbasani konfirmon Nevil Deden për Superligën, afron në stol ish-portierin e Kombëtares

29 Maj, 16:01| Përditesimi: 29 Maj, 16:15

  • Share

Nevil Dede do jetë në stolin e trajnerit të AF Elbasanit edhe për sezonin 2024-25, me klubin që do jetë pjesë e Superligës. Kampionët e Kategorisë së Parë i kanë besuar "timonierit" 49-vjeçar edhe për një vit, duke e konfirmuar si trajner.

Ndërkohë në stafin e Dedes ka pasur ndryshime. Janë larguar Eriol Merxha dhe Artan Skënderi, teksa ndihmësa të tij do jenë Isli Hidi (17 ndeshje me Kombëtaren) dhe Hektor Idrizaj. Përgatitës atletik do jetë Elton Kodra.

Presidenti i AF Elbasanit, Kujtim Llupa i ka idetë e qarta në Superligë, me objektivin që do jetë pjesëmarrja në katër vendet e para dhe sigurimi i Evropës, me merkaton që pritet e "zjarrtë" këtë verë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?