Roberto Bordin

Zyrtare/ AF Elbasani prezanton trajnerin e ri, italiani ka drejtuar edhe kombëtaren moldave

11 Korrik, 15:07| Përditesimi: 11 Korrik, 15:22

  • Share

ELBASAN - Roberto Bordin është trajneri i ri i AF Elbasanit. Drejtuesit e verdhebluve i kanë besuar 59-vjeçarit italian rolin e trajnerit dhe ndërtimin e ekipit për të konkurruar në Superligë.

Bordin do ulet në stolin e dy herë kampionëve të Shqipërisë dhe objektivi i vetëm është garimi në "Final 4". Me një CV të pasur, 59-vjeçari nuk ka dijeni për futbollin në Shqipëri paçka se më herët ka qenë trajner i Triestinës, Sheriff Tiraspol, Neftchi Baku dhe kombëtares së Moldavisë për 12 ndeshje.

Si ndihmës trajner Bordin ka qenë në ekipe si Vicenza, Bologna, Padova, Siena, Sassuolo, Cluj apo edhe Verona.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që 59-vjeçari prek fushën e “Elbasan Arenës”, pasi në korrikun e 2017-ës, Bordin vinte si kundërshtar për të sfiduar Kukësin, asokohe si trajner i Sheriff Tiraspol. Në atë përballje Sheriffi i tij edhe pse u mund 2-1, mori kualifikimin për në fazën tjetër. Kujtojmë se Superliga fillon më 18 gusht.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dane: 11/07/2024 15:44

    Do jetë si Dane dhe ky te “Shkëlqim i përkohshëm”, që e ka trajtuar ca kohë dhe Dinamo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?